Klubet kanë rënë dakord dhe pritet “OK” nga Ministria e Shëndetësisë, që në vendin tonë nga 3 qershori të rinisë Kategoria Superiore dhe më pas edhe kategoritë e tjerë të futbollit, për meshkuj e femra. Tashmë në FSHF kanë bërë gati edhe kalendarin.
Temperaturat në këtë periudhë janë të larta dhe është përzgjedhur që shumica e ndeshjeve të zhvillohen prej orës 17:30. Edhe pse paq tifozë, do të ketë sfida edhe me ndriçim. Kështu, më 3 qershor, sfida më e rëndësishme e zgjedhur është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut.
Kjo ndeshje luhet nga ora 20:00, ndërkohë që më pas në fundjavë, më 7 qershor, nis faza e katërt me takimet e javës së 28-të. Partizani-Kukësi, me të drejtë, është veçuar të luhet në mbrëmje, kurse sfidat e tjera nga ora 17:30.
FSHF ndërkohë ka programuar edhe takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Më 11 qershor, të gjitha në orën 17:30, zhvillohen të katër përballjet, që janë si më poshtë. /abcnews.al