Superiore U21: Vllaznia-Laçi pa fitues, Bylisi merr kreun! Apolonia ia del me “poker”

schedule14:59 - 23 Shkurt, 2021

schedule 14:59 - 23 Shkurt, 2021

Bylisi ka marrë vendin e parë në kampionatin e 21-vjeçarëve, pasi një ditë më parë Vllaznia dhe Laçin barazuan mes tyre me shifrat 1-1. Kurbinasit shënuan të parët me Rapon, por më pas Mali vendosi baraspeshën dhe skuadrat morën nga një pikë.

Ballshiotët kanë fituar sot, pasi mposhtën 0-3 Dinamon. Qardaku vazhdon të luajë rregullisht me ekipin U21 dhe sot shënoi edhe dy gola të tjera. Golin e tretë e realizoi Renato Spahiu, i cili ka qenë edhe pjesë e Dinamos.

Fitore edhe për Apoloninë, që likuidoi Turbinën me shifrat 4-1. Zaimaj e zhbllokoi ndeshjen, ndërsa më pas Mario Vasilj, i marrë në huazim nga Dinamo Zagreb, shënoi edhe dy herë të tjera. Eyoh mbylli llogaritë, kurse për cërrikasit më parë kishte shënuar golin e nderit Metaj.

Kategoria Superiore U21 – Java 13
Dinamo-Bylis 0-3
Shënues
: Qardaku 38’, 44’, Spahiu 72’

Apolonia-Turbina 4-1
Shënues:
Zaimaj 10’, Vasilj 21’, 68’, Eyoh 75’/ Metaj 66’

Vllaznia-Laçi 1-1 (Dje)
Shënues:
Mali 69’ / Rapo 31’

 

Klasifikimi