Teuta dhe Tirana kanë triumfuar në përballjes e radhës në kampionatin e 21-vjeçarëve. Durrsakët luanin në transfertë kundër Akademisë së Futbollit dhe triumfuan me rezultatin tenistik 0-6.
Në fushë për durrsakët ishin edhe elementë që janë pjesë e ekipit të parë, si Ledio Beqja dhe Dejvid Kapllani, autorë të tre prej golave të Teutës. Çyrbja, Pashallari dhe Jazxhi, edhe ky vihen nën urdhrat e Martinit, realizuan golat e tjerë.
Tirana ia doli kundër Apolonisë, me rezultatin e ngushtë 2-1. Në duelin e sotëm luajtën edhe të huajt e ekipit të parë, Sulley dhe Behiratche, ndërkohë që ndeshja u zhbllokua në minutën e 20-të me një penallti të ekzekutuar nga Demaj.
Mario Beshiraj, i rikthyer te Tirana pas një eksperience te Vora në Kategorinë e Parë, shënoi golin e dytë, kurse për fierakët e gjeti rrugën e rrjetës Zijaj dhjetë minuta para mbylljes së takimit. /abcnews.al
Kategoria Superiore U21 – Java 11
Akademia e Futbollit-Teuta 0-6
Shënues: Beqja 5′, 40′, Kapllani 39′, Çyrbja 52′, Pashallari 75′, Jazxhi 85′
Tirana-Apolonia 2-1
Shëunes: Demaj (pen.) 20′, Beshiraj 71′ / Zijaj 80′