Superiore: Rrokadë në garën për titull, “luftë” për mbijetesë mes tre ekipeve

schedule13:48 - 11 Prill, 2023

schedule 13:48 - 11 Prill, 2023

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 28-të ditën e djeshme.

Rendi në garën për titull ka ndryshuar, me Tiranën tashmë që mban kreun e tabelës me 50 pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 48-të pikë.

Kanë mbetur edhe disa javë nga përfundimi i sezonit, dhe gara për titull është ende e hapur, ku një hap fals mund të ishte fatal për secilin nga dy klubet.

Ndërkohë, lufta për mbijetesë për tre vendet e fundit është e ashpër. Teuta ndodhet në vendin e 8-të me 34 pikë, Bylisi në vendin e 9-të me 29 pikë dhe Kastrioti në vendin e fundit, atë të 10-tin, me 27 pikë, ku të dy ekipet e fundit të përmendura janë me një ndeshje më pak./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!