Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e ditës së sotme në Abissnet Superiore, ato mes Laçit –Kukësi dhe Engatia – Skëndërbeu,
Në Laç, Kukësi kryeson me një gol të Milunovic në minutën e 30 të takimit, ndërsa në Egnatia – Skënbërbeu gjithçka mbetet e hapur pasi pjesa e parë prodhoi rezultatin e barabartë 1-1.
Fillimisht ishin vendasit që shënuan një super gol me Pedro në minutën e 16 dhe vetëm 2 minuta më vonë do të vinte goli i barazimit nga korçarët me Berishën. /abcnews.al/