Fishekzjarret nuk do të jenë të vetmet që do të shkëlqejnë qiellin e mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Spektaklit të tyre do t’i shtohet edhe ndriçimi i super hënës.
Agjencia NASA ka raportuar se hëna e plotë për vitin 2018 do të shfaqet pikërisht mbrëmjen e parë të Janarit, por edhe përgjatë ditëve në vijim.
Super hëna gjatë këtyre ditëve do të jetë 14% më e madhe në përmasë dhe do të shkëlqejë 30% më tepër.
NASA njofton gjithashtu se hëna e plotë do të shfaqë edhe një eklips të përgjithshëm hënor pasi Toka, Dielli dhe Hëna, do të vendosen në mënyrë të tillë që Toka do të bllokojë dritën e diellit duke i dhënë Hënës një ngjyrë të kuqërremtë.
Ky fenomen hapësinor do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore, mbi Oqeanin Paqësor deri në Azi./abcnews.al
Superhëna shfaqet natën e 1 janarit
schedule12:56 - 31 Dhjetor, 2017
schedule 12:56 - 31 Dhjetor, 2017