Është fakt tashmë se Madonna ka mbërritur në Tel Aviv dhe po përgatitet për paraqitjen e saj në Eurovision 2019.
Në një njoftim zyrtar të medias së Eurovizionit, u njoftua zyrtarisht se në finalen e madhe të së shtunës do të performojë superylli botëror Madonna.
“O zot i madh Madonna, superstari botëror, do të performojë në natën finale të Eurovisionit”, është njoftuar nga mediat zyrtare të Eurovision në Twitter.
Në këngën e Eurovisionit këtë vit merr pjesë edhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”. Jonida Maliqi ka elektrizuar skenën e “Eurovizion 2019” në Tel Aviv të Izraelit.
Këngëtarja shqiptare me “Ktheju tokës”, ka mundur që të kualifikohet duke çuar Shqipërinë në finalen e Eurovison.
Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë është një himn dhe thirrje drejtuar emigrantëve për të dashur vendet e tyre.
Bashkë me Shqipërinë u kualifikuan edhe Maqedonia e Veriut, Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si edhe Malta.
Faqja zyrtare e Eurosong e cilësoi zërin e Jonida Maliqit mahnitës dhe interpretimin e saj te shkëlqyer./abcnews.al
OMG….Madonna will perform during the Grand Final of ESC 2019.#Switzerland #Eurovision #ESC2019 #srfESC #SRF #TelAviv2019 #DareToDream #LucaHaenni #SheGotMe @haenni__luca @SRF @Eurovision pic.twitter.com/ajnaHV2p04
— SRF ESC (@srfesc) May 16, 2019