Super League Europiane, UEFA: Ja çfarë i pret klubet e këtij plani cinik!

schedule19:29 - 18 Prill, 2021

schedule 19:29 - 18 Prill, 2021

12 klube, spanjolle, angleze dhe italiane, kanë firmosur së bashku krijimin e Super League, një kompeticion i ri Europian i mbyllur, në mënyrë që të ofrojnë duele të mëdha dhe nga kjo të përfitojnë të ardhura të rëndësishme. Bayern Munich dhe Borussia Dortmund nuk kanë pranuar, ashtu sikurse edhe PSG.

UEFA ka dalë me një deklaratë të përbashkët kundër kësaj ideje, ndërkohë që paralajmërohen se klubet që marrin pjesë në Super League nuk do të lejohen të marrin pjesë në kampionatet kombëtare dhe në garat ndërkombëtare. Gjithashtu lojtarëve nuk do u lejohet të luajnë me kombëtaret e tyre.

REAGIMI – “UEFA, Federata Angleze e Futbollit e Premier League, Federata Spanjolle e Futbollit e La Liga, Federata Italiane e Futbollit dhe Lega Serie A, kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të synojnë të organizojnë një ligë të mbyllur të quajtur Super League.

Nëse kjo të ndodhë, ne përsërisim se të gjithë bashke, edhe me FIFA-n dhe federatat tona anëtare, do të qëndrojnë të bashkuar për të ndaluar këtë projekt cinik, që bazohet në interesin personal të disa klubeve në një kohë kur shoqëria më shumë se kurrë ka nevojë për solidaritet.

Në do të shqyrtojmë të gjitha masat, në të gjitha nivelet, në aspektin sportiv dhe ligjor, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive, nuk mund të jetë ndryshe.

Siç është njoftuar më parë nga FIFA, klubet që marrin pjesë do të ndalohen të luajnë në çdo garë të nivelit kombëtar, europian dhe global, si dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.

Falënderojmë klubet nga vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, që kanë refuzuar të bëhen pjesë në turne. Kërkojmë nga të gjithë dashamirët e futbollit, tifozët dhe politikanët që të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë, nëse shpallet”, shkruhet në komunikatën e UEFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!