Super League, Ceferin: Marrëzi, lojtarët nuk do të luajnë më me kombëtaret

schedule14:39 - 19 Prill, 2021

schedule 14:39 - 19 Prill, 2021

Më në fund ka ardhur dhe një reagim nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në lidhje me krijimin e Super League. Slloveni shprehet i bindur në kundërshtimin e këtij projekti, ku nuk mungojnë disa “thumba” për klubet themeluese.

Gjithashtu, Ceferin kërcënon dhe të gjithë lojtarët që do të luajnë në Super League, duke i përjashtuar ata nga Kupa e Botës dhe Kampionati Europian.

“Ne të giithë jemi të bashkuar kundër kësaj marrëzie të këtij projekti. E theksoj që në këtë moment UEFA dhe e gjithë bota e futbollit qëndrojnë të bashkuar kundër këtij propozimi të turpshëm nga disa klube të motivuara nga lakmia dhe asgjë tjetër.

Lojtarët që do të luajnë në këtë kompeticion do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Europian. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare”, është deklarata e Ceferin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!