“Super e pastër, direkt nga Guayaquil”, kapen 654 kg “e bardhë” në Itali, zbulohet destinacioni

schedule10:07 - 29 Prill, 2022

schedule 10:07 - 29 Prill, 2022

ITALI – 654 kg kokainë e pastër është kapur në zonën portuale të Gioia Tauro. Sipas mediave të huaja kishte dyshime të forta se një ngarkesë e madhe kokaine ishte nisur për në port, kështu ata futën në skaner rreth 2 mijë kontejner. Pas kontrolleve u zbulua edhe sasia e madhe e kokainës në një kontejner të ngarkuar me banane dhe që destinacion kishte portin grek të Selanikut.

Mësohet se kokaina vinte nga porti i Guayaquil në Ekuador dhe ishte e një cilësie shumë të pastër. Sasi e drogës ishte përpunuar deri në 4 herë para se të hidhej në treg, dhe nëse do shitej mund të sillte përfitime mbi 200 milion euro për kriminelët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!