Pasditen e së dielës Abcnews.al ka hedhur ‘live’ në faqen zyrtare të Instagramit, shorteun për përzgjedhjen e fituesve të “Giveaway-t”, lojën shpërblyese të zhvilluar nga redaksia për ndjekësit.
Tre fatlumët janë përzgjedhur me anë të programit “lizaonair” i cili zgjedh në mënyrë rastësore fituesit dhe më pas për këta persona ndiqen hapat për të verifikuar nëse i kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Abcnews.al dy javë më parë.
Në mënyrë transparente, duke transmetuar “live”, fitues i çmimit të parë u zgjodh përdoruesi me emrin Shemsisava2520, i cili fitoi një javë pushime çift në Resortin Luksoz Marina Bay në Vlorë.
View this post on Instagram
E zgjedhur për çmimin e dytë të “giveaway” nga programi në mënyrë rastësore ishte Isela_012 2, e cila fitoi 2 orë luksoze nga Preciosa. Ndërsa çmimi i tretë u fitua nga KEbja e cila ka bërë të sajin një iPhone 11 me 2,488 “like” në komentin e saj në Instagram.
Kushtet për të marrë pjesë dhe për t’u shpallur fitues në këtë lojë shpërblyese nga Abcnews.al ishin:
1️⃣ TAG 5 miq real duke komentuar në këtë post në faqen e @abcnewsal
2️⃣ Follow @abcnewsal dhe të gjitha faqet që ndjek @abcnewsal
3️⃣ Bëhej share në story Giveawayin duke e bërë tag @abcnewsal ?
✔️Komenti qe merr me shume like fiton iPhone 11
Tre fituesit do të kontaktohen nga Abcnews.al për të tërhequr çmimet. /abcnews.al/