Super Armando Broja: Gol dhe asist me Chelsea, shënojnë edhe Vrioni e Gashi

schedule20:15 - 17 Korrik, 2021

schedule 20:15 - 17 Korrik, 2021

Gola kuqezi në ndeshjet e ditës së sotme. Chelsea zhvilloi një miqësore kundër Peterborough, sfidë që e fitoi 6-1. Armando Broja zhvilloi takimin e parë me kampionët e Evropës pas rikthimit nga Vitesse, aty ku ishte i huazuar në sezonin e fundit.

Sulmuesi 19-vjeçar i kombëtares shqiptare, ka shenjen e tij në këtë ndeshje me një gol dhe një asist. Paraqitjet pozitive e talentit nga Malësia e Madhe, i cili po bën të pamundurën për të bindur trajnerin Tuchel ta mbajë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Shënon edhe Giacomo Vrioni në Austri. 22-vjeçari shqiptar u huazua pak ditë më parë nga Juventusi tek ekipi i Tirol, që sot fitoi 0-3 duelin e Kupës së Austrisë (OFB Cup) ndaj Leobendorf.  Vrioni realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 79-të.

Gol edhe nga Shkëlzen Gashi. Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, pjesë e Aarau prej janarit të vitit të kaluar, shënoi një gol në triumfin 2-5 që skuadra zvicerane arriti në miqësoren e luajtur ndaj Cham. Veton Berisha po kalon një moment fantastik në Norvegji.

Sulmuesi dardan realizoi një nga dy golat e Viking, që nuk ia doli të evitojë humbjen në fushën e Odd (3-2). Goli i dhjetë në kampionat në 13 ndeshje për 27-vjeçarin dardan, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer.

Festë edhe për Robert Gojanin, mesfushorin dardan të Elfsborg në elitën e futbollit suedez. Skuadra e 28-vjeçarit fitoi 3-0 në shtëpi kundër Ostersunds, rezultat që ka ngjitur Elfsborg në vendin e dytë, 4 pikë larg kreut. Gojani zhbllokoi ndeshjen në minutat shtesë të pjesës së parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!