“Sundojnë” vajzat e Superiores, Armir Grima shpall listën e kombëtares për Bosnjën

schedule11:15 - 4 Prill, 2021

schedule 11:15 - 4 Prill, 2021

Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë javën e ardhshme një ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovinën në Zenica, në datë 9 Prill. Një test ky për trajnerin Grima, për të parë gjëndjen e lojtareve dhe për të vëzhguar më nga afër elementet që vijnë për herë të parë në këtë grumbullim.

Në listën kuqezi janë 20 lojtare, 18 prej të cilave janë nga kampionati shqiptar dhe dy lojtare janë pjesë e Mitrovicës në kampionatin e Kosovës. Grumbullimi për këtë miqësore do të zhvillohet në Shkodër, duke filluar nga dita e hënë. Vajzat kuqezi do të stërviten me dy seanca në ditë përpara se të udhëtojnë drejt Zenicës për të luajtur miqesoren me përfaqësuesen e Bosnjes.

Kjo ndeshje është e para për skuadrën e trajnerit Grima pas muajit dhjetor ku mbyllën fushatën eliminatore për Kampionatin Europian, një fushatë eliminatore e sukseshme e cila tregoi përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!