Zbulohen 2 lokale ku viheshin baste sportive, si dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në qytetin e fierit.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” janë proceduar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër person, pronari i lokalit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjen “Apollonia” dhe lagjen “Liri”, Fier viheshin baste sportive.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit në lagjen “Liri”, shtetasi 64 vjeçar, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, 5 shtetas.
Punohet për kapjen e 33-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.