“Sundimi i ligjit”/ Tentoi të vriste një person, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule12:08 - 15 Gusht, 2024

schedule 12:08 - 15 Gusht, 2024

Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia. Vitor Kola, tentoi të vristë një 39-vjeçar në Vaun e Dejës për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur më 25 korrik të vitit 2024, ku Kola qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte 39-vjeçari.

Fatmirësisht, nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al