Kryeministri britanik Rishi Sunak u kërkoi aleatëve perëndimorë që të vazhdojnë të mbështesin dhe armatosin Ukrainën në mënyrë që Ukraina të mund të “përfundojë punën” kundër Rusisë.
#BREAKING UK’s Sunak urges West to equip Ukraine to ‘finish the job’ pic.twitter.com/N0QSTNY8e4
— AFP News Agency (@AFP) October 4, 2023
Komentet e tij vijnë pasi ndihma e SHBA-së për Ukrainën mbetet e pasigurt pas shkarkimit të Kevin McCarthy si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.
Para votimit të djeshëm, McCarthy kishte shmangur mbylljen e qeverisë duke nxitur miratimin e një projekt-ligji për financimin e qeverisë amerikane që përjashtonte mbështetjen për Kievin, duke e lënë Joe Biden të mbështetej tek kryetari republikan për një marrëveshje të veçantë.
Ditën e djeshme Rob Bauer, zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, paralajmëroi se fuqive ushtarake perëndimore po mbarojnë municionet për t’i dhënë Ukrainës.
/abcnews.al