Rishi Sunak është takuar me presidentin izraelit Isaac Herzog. Para fillimit të bisedimeve, Sunak tha se ishte i lumtur që ndodhej në Izrael në një periudhë kaq të rëndësishme.
“Jam këtu mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin tim me popullin izraelit. Ju jeni përballur me një sulm të tmerrshëm terrorizmi dhe unë dua që ju të dini se Mbretëria e Bashkuar dhe unë jemi me ju,” theksoi kryeministri britanik.
Gjatë takimit me Isaac Herzog, Sunak tha se ishte e rëndësishme të ofrohej ndihma humanitare për popullin e Gazës.
“Palestinezët janë viktima të asaj që ka bërë Hamasi. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ofrojmë akses humanitar”, theksoi ai.
/abcnews.al