Sunak pritet të takohet me Biden për shefin e ri të NATO-s, për kë po lobon kryeministri britanik

schedule12:17 - 5 Qershor, 2023

schedule 12:17 - 5 Qershor, 2023

Rishi Sunak do të përdorë udhëtimin e tij në Uashington këtë javë për të bindur Joe Biden që të mbështesë sekretarin e mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Ben ëallace për kreun e ardhshëm të NATO-s. Kryeministri britanik do të qëndrojë dy ditë në Uashington dhe do të takohet me Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Ben Wallace ka shprehur tashmë interesimin për postin e sekretarit të përgjithshëm në aleancën euroatlantike. Wallace është mjaft i popullatizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës falë rolit të tij qendror për të ndihmuar në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar të mbështetjes për Ukrainën.

Biden dhe Sunak do të diskutojnë gjithashtu edhe për bashkëpunimin mbi ekonominë, tregtinë, shkencën dhe teknologjinë, me kontrata investimesh disa miliardë që pritet të nënshkruhen. Ata gjithashtu do të diskutojnë mënyrat për të rregulluar Inteligjencën Artificiale.

Sekretari i Përgjithshëm aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg duhej ta mbante këtë post deri më 1 tetor 2022, por në mars të po këtij viti, liderët e vendeve anëtare të NATO-s vendosën t’ia zgjasin mandatin deri më 30 shtator 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!