Kryeministri britanik Rishi Sunak, në një deklaratë ditën e sotme tha se plani i qeverisë për të kthyer emigrantët e paligjshëm dhe azilkërkuesit në Ruandë është “vendimtar” për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në Britani, por nuk tha se sa para është i gatshëm të shpenzojë.
Sunak tha se miliarda paund, ishin shpenzuar tashmë nga taksapaguesit për akomodimin në hotel për emigrantët dhe se nëse nuk zbatohet plani i Ruandës miliardë dollar më shumë do të shpenzohen.
Kryeministri britanik nuk tha nëse është i gatshëm të marrë masat më ekstreme për zbatimin e planit, duke këmbëngulur se është absolutisht i bindur se gjithçka po bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
/abcnews.al