Sunak në Kiev, Mbretëria e Bashkuar paketë ndihme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

schedule15:39 - 19 Nëntor, 2022

schedule 15:39 - 19 Nëntor, 2022

Kryeministri Rishi Sunak ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, gjatë vizitës së tij të parë në vend.

Kryeministri ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit mbi luftën.

Sipas një deklarate, Sunak tha se ishte “thellësisht përulëse” të ishe në kryeqytetin ukrainas dhe u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë pranë vendit në luftë.

Paketa kryesore e mbrojtjes ajrore prej 50 milionë paund do të synojë të mbrojë civilët ukrainas dhe infrastrukturën kritike kombëtare nga sulmet e pandërprera ruse.

Paketa përbëhet nga 125 armë kundërajrore dhe teknologji për të luftuar dronët vdekjeprurës të furnizuar nga Irani, duke përfshirë dhjetëra radarë dhe aftësinë e luftës elektronike kundër dronëve.

Paketa e re pason më shumë se 1000 raketa të reja anti-ajrore të shpallura nga sekretari i mbrojtjes në fillim të këtij muaji. Në javën e fundit, forcat ukrainase thonë se Rusia ka ndërmarrë më shumë se 148 sulme me raketa në infrastrukturën kritike, duke lënë rreth 10 milionë njerëz pa energji elektrike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!