Përfaqësuesi i reformës zgjedhore nga PDIU, Shkëlqim Sulo, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi.
Sulo foli për propozimet e partisë PDIU dhe opozitës së bashkuar për procesin e reformës zgjedhore.
Pjese nga biseda ne studio:
Enkel Demi: Çfarë po ndodh?
Shkëlqim Sulo: Është arritur një marrëveshje p[politike në 2019 dhe është rënë dakord për të bërë një sërë ndryshimesh
Si përfaqësues i partisë Drejtësi dhe Integrim duke i referuar dhe faktit të pozicionit që ka mbajtur dhe kryetari i partisë Shpëtim Idrizi, njëkohësisht te tryezë politike e cila përfaqësohet nga Mesila Doda kemi qenë koherent për të kontribuar në një reformë për një reformë sa më efektive e cila të mbështetet në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe kushtet e Bundestagut gjerman.
Enkel Demi: Ditën e djeshme në këshillin politik, keni rënë dakord edhe për axhendën, apo jo?
Shkëlqim Sulo:Po, është përcaktuar axhenda, afatet dhe temat për diskutim për realizimin e reformës zgjedhore. Ne si opozitë e bashkuar kemi propozuar 13 pika për reformën zgjedhore të cilat i kemi bërë publike ditën e djeshme.
Enkel Demi: Ndarja e shtetit nga partitë si bëhet?
Shkëlqim Sulo: Kjo është pjesa kryesore e propozimeve të opozitës. Heqja dorë e qeverisë nga kontrolli i procesit zgjedhor, që do të thotë ndikimi i saj përmes medias, ndikimi i saj përmes administratës, ndikimi përmes grupeve kriminale, siç ka rezultuar edhe kohët e kaluara, po vërtetohet më së miri që një pjesë e mirë e kandidatëve kanë një të kaluar kriminale, cak tregon se sistemi zgjedhor është i kapur nga krimi./abcnews.al