Sulmuesit shqiptarë në formë, gola dhe asiste në Europë

schedule21:42 - 30 Nëntor, 2019

schedule 21:42 - 30 Nëntor, 2019

Tre sulmuesit shqiptarë, Bekim Balaj, Atdhe Nuhiu dhe Vedat Muriqi kanë bërë ndeshje shumë të mira sot për ekipet e tyre, duke arritur të shënojnë dhe të asistojnë për shokët e tyre të skuadrës. Bekim Balaj asistoi dy gola për Sturm Graz në takimin kundër Tirol në transfertë.

Balaj asistoi në minutat 38’ dhe 68’ në atë fitore 1-5. Sulmuesi i Sheffield Wenesday, Atdhe Nuhiu, arriti të gjejë rrjetën në takimin kundër Charlton, po ashtu në transfertë. Bomberi dardan gjeti rrjetën në minutën e 90+4’, duke çuar shifrat në 1-3 në favor të skuadrës së tij.

Sulmuesi tjetër i Kosovës, Vedat Muriqi, ka lënë pas dëmtimin dhe u aktivizua nga stoli për ekipin e Fenerbahce. Gjiganti turk barazoi 2-2 përballë Goztepe, me Muriqin që asistoi golin e dytë për Fenerbahce./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!