“Ylli” i sulmit të Kombëtares sonë, Armando Broja është kthyer më në fund në “rrugën” e golit, teksa në përballjen e mbrëmjes të së henës arriti të shënojë golin e dytë dhe të fundit të sfidës, në “derbin e Londrës” përballë Fulham.
Të shumtë ishin ata që vlerësuan performancën e “bomberit” nga Malësia e Madhe, teksa një vlerësim pozitiv, mbi performancën e 22-vjeçarit, në “derbin e Londrës” ndaj Fulham e ka dhënë dhe prestigjiozja britanike, “The Sun”, duke e vlerësuar me notën 8 paraqitjen e të riut, një nga notat më të lartë në skuadrën e teknikut Pochettino.
“Duket si sulmuesi i duhur që ka munguar te Chelseagjithë këtë kohë. Humbi një rast në fillim të sfidës, por u kthye në hero duke shënuar golin e parë në Premier League pas një viti. Sinqerisht, nuk duket si një lojtar që nuk ka luajtur për 11 muaj. Lëvizjet e tij, qetësia dhe lidhjet në lojë ishin shumë mbresëlënëse”,- shkruhet në artikullin e prestigjiozes britanike. /i.m /abcnews.
Pjesë nga artikulli: