Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmuesi njofton Guardiolën: Kam marrë vendimin për t’u larguar

schedule13:35 - 27 Nëntor, 2021

schedule 13:35 - 27 Nëntor, 2021

Sulmuesi i Manchester City-t, Ferran Torres ka vendosur të largohet nga Premeir League, i cili është shumë i mërzitur me jetesën në Angli.

Sipas “Mundo Derportivo”, Torres nuk ndjehet më lider te “Qytetarët”, dhe ka vendosur të largohet, dhe ka dëshirë të kthehet në La Liga, aty ku me Valencian është aktivizuar më parë, ndërsa Barcelona me Xavi Hernandez në stol mund të jetë eksperienca e re e Torres.

Drejtues të Barcelonës duke parë vullnetin e lojtarit 21-vjeçar kanë nisur lëvizjet e para dhe kanë biseduar me agjentin e Torres, teksa transferimi duket i mundur edhe në merkaton e janarit.

Sulmuesi ka njoftuar edhe trajnerin Pep Guardiola për vendimin e tij, për të cilin ky i fundit ka rënë dakort nëse palët gjejnë rrugën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!