Manchester United arriti një fitore me goleadë dje në ‘Old Trafford’ kundër Az Alkmaar, në ndeshjen e fundit në grup në Europa League. ‘Djajtë e kuq’ e mbyllën grupin L në vendin e parë, duke grumbulluar 13 pikë. Heroi i United mbrëmjen e djeshme ishte i riu Mason Greenwood, për të cilin trajneri Solskjaer ka vetëm fjalë të mira.
‘’Unë e kam deklaruar me kohë, nuk ka asgjë të re për aftësitë e tij. Nesër si zakonisht ai do të shkojë në stërvitje dhe do të shënojë akoma dhe më shumë. Kështu ndodh gjithmonë me të. Sa më shumë që i afrohet zonës së rreptësisë aq më i rrezikshëm bëhet Mason,’’ deklaron Ole Gunnar Solskjaer pas ndeshjes.
Greenwood e filloi si titullar sfidën dje dhe shënoi një dy golësh në pjesën e dytë. Anglezi fitoi dhe një penallti, duke ia bërë më të lehtë sfidën ekipit të tij. ‘’Ai luan më të dyja këmbët, për çdo mbrojtës është si një makth kur luan kundër një lojtarë të tillë. Unë kam parë disa lojtarë të rinj të talentuar, kam luajtur me Wayne Rooney, por mund të them me bindje se Greenwood në finalizim është më mirë. Me pak fjalë më i mirë që unë kam parë,’’ përfundon trajneri norvegjez. /abcnews.al