Sulmuan “Vajzën me vath perle”, dënohen me burg aktivistët

schedule21:32 - 2 Nëntor, 2022

schedule 21:32 - 2 Nëntor, 2022

Aktivistët e klimës që njollosën me bojë të uqe pikturën e famshme “Vajza me vathë perle” të Johannes Vermeer të ekspozuar në një muze në Holandë, janë dënuar me dy muaj burg.

Tre belgë, të moshave 42-45 vjeç, e hodhën bojën javën e kaluar pas xhamit që mbron këtë pikturë të çmuar, në muzeun Mauritschau në Hagë. Akte të ngjashme vandalizmi kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Piktura nuk është dëmtuar. Por gjykata në Hagë gjeti se korniza u dëmtua dhe e përshkroi veprimin e tre aktivistëve si tronditës.

“Mund ta imagjinoni se sa e brishtë është piktura dhe fakti që do të kishte humbur nëse gjërat do të kishin shkuar keq”, tha një gjyqtar.

Prokuroria kërkonte katër muaj burgim për të dyshuarin Ëooter M. I cili hyri në rrethim dhe një dënim të ngjashëm për të dyshuarin e dytë Peter G., i cili filmoi skenën.

Aktivisti i tretë, i cili hodhi një kanaçe me atë që dukej si ketchup, do të dalë në gjyq të premten. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!