Sulmuan policët, shqiptarët lihen në burg

schedule09:06 - 15 Janar, 2019

schedule 09:06 - 15 Janar, 2019

Gjashtë emigrantë shqiptarë të cilët ishin akomoduar në qendrën për refugjatët dhe emigrantët në Jezevo pranë Zagrebit janë lënë në burg pasi shkaktuan sherr dhe sulmuan forcat e policisë. Vendimi për ta u dha të hënën. Identitetet e tyre nuk janë bërë publike nga mediat kroate.

Incidenti ndodhi të mërkurën e javës së kaluar, kur njëri prej emigrantëve sulmoi një polic që ishte në shërbim. Në ndihmë të shqiptarit shkoi edhe njëri nga bashkëatdhetarët e arrestuar. Megjithatë me ndërhyrjen e policëve të tjerë ata u  vunë në pranga.

Por gjysmë ore më vonë, katër shqiptarë të tjerë shkaktuan një sherr në qendrën e refugjatëve dhe sulmuan dy policë. Por me ndërhyrjen e kolegëve të tjerë kroatë edhe këta u vunë në pranga. Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, tre policë morën dëmtime të lehta gjatë këtyre incidenteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!