Të shtëna me armë kanë ndodhur pranë një lokali në Napoli ku si pasojë është plagosur një familje mes të cilëve vajza e tyre vetem 10 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Sant’Anastasia, pranë Napolit, ku vajza 10-vjeçare u godit aksidentalisht në kokë para një lokali ku ajo po hante akullore me nënën e saj dhe babai, gjithashtu të plagosur.
Fatmirësisht edhe e mitura duket se ka shpëtuar për mrekulli nga plumbi që ka marrë.
Autorët e kësaj ngjarje janë dy djem 19 dhe 17 vjeç të cilët po lëviznin me skuter. Autorët Emanuele Civita, 19 vjeç dhe një shtatëmbëdhjetë vjeç u identifikuan falë pamjeve të kamerave të vëzhgimit të instaluara në zonë dhe pas marrjes së disa dëshmive.
Dy të rinjtë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të një grupi të rinjsh që ndodheshin aty pranë pasi kishin debatuar më parë me njëri tjetrin, por plumbat kanë kapur familjen që po ndodhej aty. /abcnews.al