Një 43-vjeçar u arrestua nga Policia e Gramshit pasi kanosi me thikë mjekun e spitalit të Gramshit. Nuk dihen shkaqet pse Bujar Hoda nga fshati Vine sulmoi mjekun 58-vjeçar, por policia arriti ta neutralizojë atë në moment. Në njoftimin për shtyp, thuhet se mes autorit dhe mjekut ka patur fillimisht një debat për motive të dobëta. Hoda akuzohet për “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim, mbajtja, blerje apo shitje pa leje te armëve të ftohta”./abcnews.al
Sulmon me thikë mjekun në Gramsh, arrestohet 43-vjeçari
schedule10:48 - 20 Prill, 2018
schedule 10:48 - 20 Prill, 2018