Sulmoi Ozil dhe Kolasinac, grabitësi zbulon objektivin

schedule12:35 - 3 Tetor, 2019

schedule 12:35 - 3 Tetor, 2019

Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac ranë pre e një sulmi para disa kohësh, ndërkohë që tashmë pritet të dënohet edhe autori. Ashley Smith ka pranuar gjithçka dhe pritet që për të të merret vendimi më 1 nëntor. Smith ka pranuar se ka tentuar t’i vjedhë orën e shtrenjtë turko-gjermanit në muajin korrik.

NGJARJA E KORRIKUT – E gjithë ngjarja ndodhi përpara shtëpisë së Kolasinac. Ozil kishte ndaluar aty të takonte mbrojtësin boshnjak dhe në atë moment dy persona kanë tentuar ta sulmojnë. Mesfushori ka hyrë në mjet, kurse lojtari tjetër i Arsenal është përplasur me grabitësit.

Më pas ai ka hipur në makinë dhe janë larguar nga vendngjarja. Historia nuk mbyllet me kaq, pasi lojtarët e “Topçinjve” janë ndjekur me motor. Ata kanë goditur makinën me mjete të forta dhe pas 15 minutash Ozil ka ndaluar makinën pranë një restoranti turk, ku është mbrojtur nga stafi. Ngjarja më pas është raportuar në polici dhe vijuan hetimet. /abcnews.al