Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Shuplakë” europiane për Berishën/ Ambasadorët e BE reagojnë pasi kreu i PD sulmoi Gonzaton

schedule10:27 - 10 Maj, 2026

schedule 10:27 - 10 Maj, 2026

Një ditë pas sulmit të Sali Berishës ndaj  Ambasadorit të  Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato kanë reaguar  diplomatë të  vendeve anëtare të BE.

Diplomati i karrierës Stavros Avgoustides  ambasador i Qipros në Athinë i cili mbulon dhe  Shqipërinë  përmes një  postimi në rrjetin social X   thotë se ne emër të  Ambasadoreve të  Bashkimit Europian  të akredituar ne vendin tonë  shpreh mbështetjen ndaj  Gonzatos.

Deklaratat e Berishës sipas tyre  ndaj  unionit dhe përfaqësuesve të tij  janë të papranueshme.



“Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme kundër Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri lëshojnë deklaratën e mëposhtme:

Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026

Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në reagim.

Ky postim është shpërndarë  edhe nga  Ambasada Gjermane në Tiranë në faqen e saj në facebook   e cila e shoqëron me komentin   në ditën e Europës qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të Bashkimit  Europian në dhe ekipit të tij.

“Riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”

Në ditën e Europës Sali Berisha sulmoi Ambasadorin e BE në Tiranë duke e akuzuar se sillet si  të ishte ambasador i kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij ka transmetuar në Bruksel   të pavërteta ndaj opozitës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!