Ndodh në Itali, ariu dënohet me vdekje pasi sulmoi dy alpinistë

schedule10:24 - 29 Qershor, 2020

schedule 10:24 - 29 Qershor, 2020

Autoritetet italiane kanë vendosur të ekzekutojnë një ari, për shkak se javën që shkoi sulmoi dy persona, teksa ndodheshin në malin Peller, në rajonin verior të Trentinos në Itali. Rregullorja e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se arinjtë që sulmojnë njerëz duhet të sakrifikohen dhe Guvernatori i Trentinos, Maurizio Fugatti nënshkroi një urdhër për kapjen dhe ekzekutimin e tij.

Por, grupet për të drejtat e kafshëve në Itali, po iu bëjnë thirrje autoriteteve që të heqin dënimin, të paktën derisa të sqarohen rrethanat e ngjarjes, sipas CNN.Rreth 15 000 persona kanë firmosur një peticion për të shpëtuar ariun. Gjithashtu, ministri i Mjedisit, Sergio Costa shkroi një letër në mbrojtje të kafshës.

Vetëm pasi të kemi mbledhur informacione të sakta mbi këtë incident me dy qytetarët, atëherë duhet të mendojmë për një zgjidhje, por për mendimin tim, nuk duhet që kafsha të ekzekutohet”, ka theksuar ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!