Sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit, dënohet me 30 vite burg autori

schedule08:46 - 18 Maj, 2024

schedule 08:46 - 18 Maj, 2024

Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi dhe sulmoi me çekiç bashkëshortin e saj u dënua të premten me 30 vjet burg.

Gjykatësja Jacqueline Scott Corley dha dënimin për 44 vjeçarin David DePape i cili nëntorin e kaluar u gjet fajtor për përpjekje për të rrëmbyer një zyrtar federal dhe sulm ndaj një anëtari të familjes të një zyrtari federal. Prokuroria kishte kërkuar 40 vjet burgim.

De Pope qëndroi i heshtur ndërsa gjykatësja lexoi vendimin e dënimit dhe herë pas here ulte sytë.

Në një sulm të motivuar politikisht, David DePape hyri me force në shtëpinë e zonjës Pelosi në San Francisko në 28 tetor të 2022, një javë para zgjedhjeve të atij viti për Kongresin. Në kohën e sulmit, zonja Pelosi gjendej në Uashington.

De Pape, pranoi gjatë gjyqit se qëllimi i tij ishte të merrte peng zonjën Pelosi, e cila atëherë ishte kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarja e dytë më e lartë në radhë për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

44 vjeçari e goditi Paul Pelosin me çeçik në kokë përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje dhe ta neutralizonte atë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!