Një grup anarkistësh ka sulmuar në orët e para të së mërkurës rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë. Pasi shpërthyen dhe një bombë tymuese, anarkistët, rreth dhjetë persona, u larguan.
Grupimi anarkist Rubikon publikoi pak më vonë dhe një video nga aksioni. Në Athinë, një grupim anarkist ka sulmuar rezidencën e ambasadorit amerikan, Geoffrey Pyatt.
Ishte rreth orës katër të mëngjesit të së martës, ku anarkistët u shfaqën në hyrje të rezidencës dhe hodhën në muret e jashtme shishe me bojë të zezë. Pasi shpërthyen dhe një bombë tymuese, anarkistët, rreth dhjetë persona, u larguan.
Grupimi anarkist Rubikon publikoi pak më vonë dhe një video nga aksioni. Policia shoqëroi disa persona, por më pas u lanë të lirë. Ambasadori Pyatt e konsideroi aktin si “vandalizëm fëminor”.
“Sot u zgjova nga një vandalizëm fëminor jashtë banesës sime dhe do të vazhdoj të punoj bashkë me autoritetet greke për t’u ndëshkuar fajtorët sipas ligjit. Shkatërrimi i pasurisë nuk është protestë paqësore”, shkruajti ambasadori në Tëitter.
Edhe ministria e Jashtme e dënoi sulmin, duke theksuar se akti nuk ka për të cenuar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve.
Ky është incidenti i tretë brenda pak muajsh që shënohet në banesën e ambasadorit Pyatt apo në selinë e ambasadës amerikane në Athinë. Në fillim të Janarit, persona nga e njëjta organizatë, hodhën bojë në muret rrethuese të ambasadës.
Në fund të Janarit, në muret e rezidencës së ambasadorit, persona të panjohur shkruajtën parulla për Maqedoninë. Sulmi i sotëm konsiderohet një lëvizje simbolike në mbështetje ish-liderit të organizatës guerrile, “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas, që po bën grevë urie.
Kufodinas është dënuar 11 herë me burgim të përjetshëm, si pjesëmarrës apo ekzekutor në vrasjen e 13 personave, grekë dhe të huaj./ABC News Albania 24/7