Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmohet një qytet i pushtuar nga Rusia në Ukrainë, 28 viktima

schedule12:30 - 4 Shkurt, 2024

schedule 12:30 - 4 Shkurt, 2024

Të paktën 28 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi në një ndërtesë në Lisiçansk në lindje të Ukrainës, ku mes viktimave është edhe një fëmijë.

Ministria ruse për Situatën Emergjente përmes një postimi në rrjetin social Telegram, njofton se 10 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Zyrtarët në rajonin e Luhanskit, i cili është pothuajse plotësisht nën kontrollin e Rusisë, e fajësuan fillimisht një sulm ukrainas me dron, por pastaj i ndryshuan deklaratën duke thënë se sulmi u krye nga artileria ukrainase.



Nga ana tjetër sulmi nuk është marrë përsipër nga Kievi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!