Sulmohet anija ruse në brigjet e Turqisë/ Meçollari: Saktësia e goditjes do të thotë se ka pasur informacion specifik

schedule20:43 - 24 Maj, 2023

schedule 20:43 - 24 Maj, 2023

Një anije ruse u godit në dalje të Bosforit në Detin e Zi nga tre dronë ukrainas dhe kjo ngjarje shtoi dyshimet. Kapiten Artur Meçollari, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News foli në lidhje me anijën ruse, që ra pre e sulmeve teksa lundronte në brigjet turke.

Meçollari tha se goditja se është bërë rreth 40 milje në hyrje të Bosforit, jashtë ujrave territorial turke, në një zone me trafik të madh detar.

“75 km pa arritur në Bosfor anija është tentuar të goditet nga tre drone ukrainas. Odesa ku është baza e droneve është 600 km larg. Kjo do të thotë se rajoni ku është bërë goditja është me trafik të rëndë detar,” tha kapiteni.

Ai theksoi se autoritetet ruse nuk e akuzojnë dot Amerikën për këtë sulm, pasi të drejtosh gishtin tek autori, para së gjithash kërkon infomacion të saktë dhe të besueshëm.

“Saktësia e goditjes në një zonë me trafik të madh do të thotë se ka pasur një informacion shumë të specifikuar. Anija që ka sjell dronët ka pasur kontrollin e tyre dhe në këtë rajon ku ka ndodhur goditja kanë qenë tre avionë zbulimi një i Britanisë, një i Amerikës dhe i NATO-s. As autoritetet ruse nuk akuzojnë Amerikën sepse të bësh një akuzë të tillë duhet të ketë një informacion të besueshëm,” shtoi Meçollari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!