Sulmohet ambasada e Malit të Zi në Beograd, huliganët djegin flamurin

schedule10:40 - 3 Janar, 2020

schedule 10:40 - 3 Janar, 2020

Mbrëmjen e djeshme është sulmuar ambasada e Malit të Zi në Beograd.  Sipas mediave vendase mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatërronin flamurin malazez para ambasadës me mjete piroteknike, duke hedhur kapsolla dhe fishekzjarre mbi të.

Në momentin e sulmit, pranë ambasadës ishin të paktë edhe policët serbë, të cilët duhet të ruanin rendin dhe të siguronin godinën.

“Një tjetër mizori, një sulm ndodhi në Ambasadën e Malit të Zi, natën e kaluar në Beograd,”, tha Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç.

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë protestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe. Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.

Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debate në tensione për këtë çështje. Ndërsa deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!