Sulmohen zyrat e BE-së në Bruksel

schedule20:41 - 23 Janar, 2022

schedule 20:41 - 23 Janar, 2022

Zyrat e Bashkimi Evropian në Bruksel janë sulmuar nga protestuesit të cilët kundërshtonin masat anti-COVID në Belgjikë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, i ka dënuar këtë akt.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel duke përfshirë edhe zyrat e BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter.