Sulmi terrorist në Moskë/ ISIS publikon videon brenda sallës së koncerteve

schedule09:20 - 24 Mars, 2024

schedule 09:20 - 24 Mars, 2024

Një video nga sulmi terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës u publikua nga organizata xhihadiste Shteti Islamik (ISIS) përmes platformës Telegram.

Videoja tregon një nga automatikët e markës kallashnikov, me dorezë në pjesën e sipërme, që thuhet se është përdorur në sulm.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se katër të dyshuarit për sulmin terrorist të së premtes në Sallën e qytetit Crocus ishin arrestuar dhe tani janë në paraburgim të Komitetit Hetues të Rusisë.

Të dyshuarit u arrestuan në rajonin Bryansk dhe u transportuan në Moskë me dy automjete transporti të të burgosurve. Të katër të dyshuarit rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Më herët, shërbimi rus i lajmeve BBC kishte raportuar se të paktën dy autorë të sulmit në ambientet e koncerteve Crocus City Hall ishin vrarë. Duke cituar një burim të njohur me operacionin hetimor, një sulmues u vra në sallën e koncerteve, ndërsa tjetri u vra në rajonin Bryansk.

Forcat e sigurisë ndaluan një makinë të bardhë në Bryansk, 210 milje në jugperëndim të Moskës dhe morën në pyetje të dyshuarit.

Të paktën 133 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën në një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në vitet e fundit në Rusi. Autoritetet thanë se gjithsej 11 persona u arrestuan, duke përfshirë katër autorët e sulmit teksa po shkonin për në Ukrainë.

Në një fjalim televiziv, Putin dënoi masakrën, më vdekjeprurëse e Rusisë në gati 20 vjet, si një “akt barbar terrorizmi” dhe përsëriti deklaratat e mëparshme nga shërbimet ruse të sigurisë se sulmuesit ishin përpjekur të iknin në Ukrainë.

Kievi hodhi poshtë pretendimin se ishte disi i përfshirë në sulm si “absurd”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi të shtunën homologun e tij rus Vladimir Putin se po kërkon mënyra për të “fajësuar” Ukrainën për masakrën, për të cilën pretendohet se fshihet grupi i Shtetit Islamik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!