Sulmi terrorist në Banjskë, zgjatet paraburgimi për tre të akuzuarit

schedule12:11 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 12:11 - 26 Dhjetor, 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka zgjatur paraburgimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Majlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”, tha ajo për KosovaPress.

Kujtojmë se më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur disa persona të armatosur sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!