Sulmi terrorist në Ankara, autorët hynë në Turqi përmes Sirisë

schedule15:09 - 4 Tetor, 2023

schedule 15:09 - 4 Tetor, 2023

Dy autorët e sulmit terrorist në Ankara hynë në Turqi përmes Sirisë, tha sot ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Të dielën, dy sulmues shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara, duke plagosur dy oficerë policie.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përgjegjësinë për sulmin. Pas sulmeve, Turqia kreu sulme ajrore kundër objektivave kurde në Irakun verior.

Fidan theksoi sot se si pjesë e përgjigjes së Turqisë ndaj sulmit të së dielës, çdo objekt infrastrukturor dhe energjetik në Irak dhe Siri të kontrolluara nga PKK dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) janë objektiva legjitime ushtarake.

“Ne këshillojmë palët e treta që të qëndrojnë larg objekteve të kontrolluara nga PKK dhe YPG”, tha kreu i diplomacisë turke.

Ankaraja e ka cilësuar YPG-në, për të cilën thotë se është krahu sirian i rebelëve kurdë të PKK-së, si një organizatë “terroriste”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!