Sulmi rus në Ukrainë me 9 viktima, reagon Zelensky: Krim lufte

schedule10:15 - 1 Mars, 2022

schedule 10:15 - 1 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit me raketa në Kharkiv  mëngjesin e sotëm, i cili i mori jetën të paktën 9 personave, midis tyre  3 fëmijë.

Zelensky ka përshkruar bombardimin e Kharkivit si  krime lufte.

Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë të hënën pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë të Ukrainës, shkruan BBC.

Lexo edhe: YouTube bllokon kanalet e Russia Today Sputnik në të gjithë Europën

“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi Kharkiv ”, tha Zelensky gjatë një fjalimi natën vonë drejtuar popullit ukrainas.

“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake.  Ishte e qëllimshme,  rusët e dinin se ku po qëllonin”, tha Zelensky.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA) dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

“Rusia po zhvillon një luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Po vret civilë dhe po shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!