Sulmi rus në Kiev, Zelensky bën thirrje për më shumë ndihma

schedule14:21 - 21 Mars, 2024

schedule 14:21 - 21 Mars, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të tregojnë “vullnetin politik” për të ndihmuar Kievin pas sulmit të fundit rus.

“Terrori i tillë vazhdon çdo ditë e natë. Por mund t’i japim fund nëpërmjet unitetit global, nëpërmjet sistemeve të mbrojtjes ajrore. Terroristët rusë nuk kanë raketa të afta për të anashkaluar Patriot dhe sisteme të tjera kryesore botërore”, shkroi Zelenskyy në X.

“Ne na duhet tani. Nga Kievi në Kharkiv, Sumy në Kherson dhe Odesa në rajonin e Donetsk. Kjo është plotësisht e mundur nëse partnerët tanë tregojnë vullnet të mjaftueshëm politik.

“Ne duhet t’i dëshmojmë Rusisë se do të detyrohet të pranojë një jetë normale në Ukrainë. Ne kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve tanë.

Dhe unë jam mirënjohës për të gjithë në botë që po na  ndihmojnë me të vërtetë, “shtoi ai.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare u plagosën, përderisa mbrojtja ajrore ukrainase zmbrapsi një sulm masiv me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas mëngjesin e 21 marsit.

Klitschko tha se dy prej të plagosurve në kryeqytetin ukrainas janë në spital ndërkaq të tjerët kanë marrë ndihmën e nevojshme në vendin e ngjarjes. Autoritetet e qytetit raportuan për shkatërrime në disa qarqe të Kievit si rezultat e copëzave të raketave të shkatërruara që ranë.

Veçmas, sipas autoriteteve në Kiev, është dëmtuar një ndërtesë banimi në qarkun Shevçenik, e cila u përfshi nga zjarri. Banorët e këtij qarku janë evakuuar, thanë zyrtarët.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kievi së fundi po përballet me mungesë të municioneve dhe armëve të avancuara, përderisa po vazhdon t’iu bëjë thirrje aleatëve që t’i dërgojnë më shumë ndihma ushtarake me qëllim që të përballet me forcat ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!