Organizata e Energjisë Atomike të Iranit ka njoftuar se si pasojë e sulmit izraelit ndaj objektit bërthamor në Natanz, janë shkaktuar dëmtime, por nuk raportohet për viktima në radhët e personelit që ndodhej në vendngjarje.
“Nuk ka pasur deri tani raportime për viktima mes atyre që ndodheshin në objekt”, thuhet në një deklaratë zyrtare të organizatës, e cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr.
Sipas të njëjtës deklaratë, hetimet e kryera deri më tani kanë treguar se nuk ka pasur rrjedhje të rrezatimit apo përhapje të substancave kimike jashtë objektit.
Megjithatë, autoritetet iraniane konfirmojnë se sulmi ka shkaktuar dëmtime në kompleksin e pasurimit Shahid Ahmadi Roshan, që ndodhet në zonën e Natanzit./abcnews.al


