Sulmi nga Hamasi, të paktën 260 persona janë gjetur të vdekur në festivalin në Izrael

schedule07:53 - 9 Tetor, 2023

schedule 07:53 - 9 Tetor, 2023

Të paktën 260 trupa janë larguar nga vendi i një festivali muzikor në Izrael që u sulmua nga Hamasi gjatë inkursionit të tij. Rreth 3,000 njerëz morën pjesë në festivalin Supernova pranë Re’im në jug të vendit, i cili ishte shënjestruar nga Hamasi si pjesë e një sulmi të madh të befasishëm ndaj Izraelit.

Pamjet e mediave sociale tregojnë njerëz duke kërcyer vonë deri të premten, para sulmit në orët e para të së shtunës. Më pas njerëzit shihen duke vrapuar nëpër një fushë të hapur me të shtëna armësh. Një tjetër video tregon një grua të re që iu lutet dy burrave që e marrin: “Ju lutem mos më vrisni”.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, mbi 1100 persona janë konfirmuar të vdekur. Nga këta 700 janë më shumë se 700 janë izraelitë dhe mbi 400 janë palestinezë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!