Sulmi në Zubin Potok, policia arreston disa të dyshuar

schedule12:56 - 30 Nëntor, 2024

schedule 12:56 - 30 Nëntor, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se lidhur me sulmin e mbrëmshëm terroristë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ka të arrestuar të cilët do të me fuqinë e ligjit të drejt të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës.

Kurti këto komente i bërë pas vizitës në vendin ku ndodhi sulmi terroristë. Ai ishte i shoqëruar me drejtues të Policisë, AKI-së dhe ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Policia ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës. “Ky sulm terrorist e kriminal ka dëmtuar strukturën kritike, ka dëmtuar rëndë edhe prodhimin e energjisë elektrike edhe furnizimin me ujë. Duke ju falënderuar punën vetëmohuese të policëve, të inxhinierëve të ekspertëve, të punëtorëve kemi arritur që, deri diku, ta riparojmë dëmin, ndonëse  jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Ibër-Lepenc, i cili bën edhe ftohjen e termoelektranave në Obiliç edhe furnizimin me ujë të qytetarëve të shumë komunave përfshirë edhe një pjesë të Prishtinës”, tha Kurti.