Sulmi në Zubin Potok, Begaj bisedë me Vjosa Osmanin: Dënoj aktin terrorist, mbështesim Kosovën për përballimin e situatës

schedule09:47 - 30 Nëntor, 2024

schedule 09:47 - 30 Nëntor, 2024

Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në reagimin e tij presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist.

/abcnews.al/