Kryesia shqiptare e OSBE-së në Vjenë i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Vjenë që të evitojnë hapësirat publike dhe të qëndrojnë në shtëpi sipas udhëzimeve të Policisë së Vjenës.
“U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë me banim apo vizitë në Vjenë të evitojnë hapësirat publike dhe të qëndrojnë në shtëpi sipas udhëzimeve të policisë së Vjenës.
Për informacion / përditësime lutemi referojuni faqes zyrtare të policisë së Vjenës”, thuhet në njoftim.
Nga sulmi i ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Vjenës dyshohet për disa të vdekur, ndërsa ministri i brendshëm i ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë./mv.abcnews.al