Presidenti i Parlamentit Europian David Sasoli e ka quajtur tronditës lajmin për një tjetër sulm të ndodhur mbrëmjen e sotme në një kryeqytet europian, referuar sulmit në Vjenë me disa të vdekur. Ai thotë se mendimet shkojnë për familjarët e viktimave ndërsa shprehet se e gjithë Europa është e bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes.
“Është trishtim dhe tronditje lajmi për një tjetër sulm në Europë mbrëmjen e sotme. Mendimet tona shkojnë për miqtë dhe familjarët e viktimave dhe popullin e Vjenës. Në të gjithë kontinentin tonë, ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe urrejtjes”, shkruan ai.
Sulmi që tronditi Vjenën mbrëmjen e sotme shkaktoi disa viktima, ndërkohë që i gjithë qyteti u përfshi nga paniku./mv.abcnews.al
It is with sadness and horror that we follow the news of another attack in Europe this evening.
Our thoughts are with the friends and family of the victims, and the people of #Vienna.
Across our continent, we stand united against violence and hate.
— Roberta Metsola (@EP_President) November 2, 2020


