Sulmi në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk u krye nga terroristë, Radojçiç do të merret në pyetje

schedule14:42 - 28 Shtator, 2023

schedule 14:42 - 28 Shtator, 2023

Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, duke thënë se pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan policinë ditën e diel, nuk janë terroristë.

Duke mohuar përfshirjen e shtetit serb, tha në një intervistë për RST, Vuçiç tha se vrasja e policit të Kosovës nuk ishte e planifikuar.

Për mua si president i Serbisë, ata njerëz nuk mund të jenë terroristë. A mund ta justifikojë vrasjen e një polici, nuk ka asnjë justifikim dhe për këtë autoritetet shtetërore do të ndërmarrin hapa.

Ne do të kërkojmë që të na i tregojnë pamjet me dron se si u vra polici. Nuk ishte një vrasje e planifikuar”, tha presidenti serb.

Vuçiç tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjenden në Serbi dhe do të merret në pyetje nga organet serbe, por mohoi pretendimet se është i plagosur.

Presidenti serb i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mos i bëjë presion Serbisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!